Tragjedia e Otrantos

Vendodhja e Përmbytjes në Ngushticën e Otrantos
Ngjarja Përmbytja e motoskafit Kateri i Rades
Shkaku Konflik detar me anijen detare italiane Sibilla
vendi Ngushtica e Orantos, 35 miles (56 km) nga bregu italian
Të vdekur 83 persona
Koha 28 Mars 1997; 16:30 (+1timezone)
Në bord 142 njerëz

Tragjedia e Otrantos ndodhi më 28 mars 1997, njohur ndryshe edhe si Përmbytja e Katërit të Radës. Anija shqiptare me 142 persona në bord, u përmbyt nga forcat detare italiane në Ngushticën e Otrantos, duke shkaktuar humbjen e jetës së 57 personave, të moshave nga 3 deri në 69 vjeç. Emigrantët ishin bërë pjesë e emigrimit të madh nga Shqipëria për shkak të kryengritjes e cila filloi pas kolapsit të skemave të piramidave. Në mënyrë për të shmangur hyrjen ilegale të të emigrantëve, forcat detare italiane proçeduan në mënyrë të menjëhershme për të bllokuar hyrjen ilegale në brigjet e Italisë. Gjatë proçedurës së ndalimit, anija italiane Sibilla u përplas me Katerin e Radës duke e mbytur atë e duke rezultuar në vdekjen e 57 personave në bord.

Kapitenët e anijes italiane ishin përgjegjës të përmbytjes. Ngjarja ngriti shumë polemika mbi shtrijen e fuqisë që një vend mund të ekzekutoi për të mbrojtur veten nga një hyrje e paautorizuar. Argumentet e paraqitura tregonin se një vend duhet të limitojë misionet shtrënguese, të cilat janë tepruara për ndalimin e hyrjes ilegale. Komisioneri i Kombeve të Bashkuara krritikoi blokazhin derisa të krijohej një vendim i përbashkët ndërqeverisës midis Shqipërisë dhe Italisë.


© MMXXIII Rich X Search. We shall prevail. All rights reserved. Rich X Search